Australia dhe Kandaja nisin vëzhgimin e anijeve verikoreane
https://parstoday.ir/sq/news/world-i74160-australia_dhe_kandaja_nisin_vëzhgimin_e_anijeve_verikoreane
Kryeministri i Australisë, Malcolm Turnbull ka thënë të shtunën se shteti i tij do të dërgojë një avion ushtarak për të monitoruar anijet e Koresë Veriore, të cilat dyshohet se janë duke transferuar mallra të ndaluara në kundërshtim me sanksionet e Kombeve të Bashkuara.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 28, 2018 09:21 Europe/Tirane
  • Australia dhe Kandaja nisin vëzhgimin e anijeve verikoreane

Kryeministri i Australisë, Malcolm Turnbull ka thënë të shtunën se shteti i tij do të dërgojë një avion ushtarak për të monitoruar anijet e Koresë Veriore, të cilat dyshohet se janë duke transferuar mallra të ndaluara në kundërshtim me sanksionet e Kombeve të Bashkuara.

Qeveria japoneze ka njoftuar përmes një deklarate se Kanadaja po ashtu planifikon të vendosë një pajisje vëzhgimi për këto aktivitete në bazën ajrore të ushtrisë amerikane në ishullin japonez, Okinawa. Ky njoftim ka ardhur vetëm një ditë pasi liderët e Koresë Veriore dhe asaj Jugore premtuan në një takim historik për denuklearizim të plotë të Gadishullit Korean. Sidoqoftë, presidenti amerikan Donald Trump, që po ashtu pritet të takohet me liderin verikorean, Kim Jong Un ka thënë se ai të vazhdojë presionin ndaj Phenjanit me sanksione të cilat ishin vënë me qëllim të frenimit të programit bërthamor dhe atij të raketave në Korenë Veriore.