Amerika ushtron presion ndaj Evropës për të sanksionuar Iranin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i74202-amerika_ushtron_presion_ndaj_evropës_për_të_sanksionuar_iranin
Këshilltari i lartë i sekretarit amerikan të shtetit, i ndodhur në Riad kryeqytetin e Arabisë Saudite tha se Uashingtoni po ushtron presion ndaj evropianëve për të vendosur sanksione kundër disa personaliteteve dhe organeve që lidhen me programin raketor të Iranit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Prill 29, 2018 09:10 Europe/Tirane
  • Amerika ushtron presion ndaj Evropës për të sanksionuar Iranin

Këshilltari i lartë i sekretarit amerikan të shtetit, i ndodhur në Riad kryeqytetin e Arabisë Saudite tha se Uashingtoni po ushtron presion ndaj evropianëve për të vendosur sanksione kundër disa personaliteteve dhe organeve që lidhen me programin raketor të Iranit.

Brian Hook, pasi pretendoi se program raketor i Iranit është kërcënim i madh për paqen dhe sigurinë e botës shtoi: Një pjesë e madhe e bisedimeve mes autoriteteve të Amerikës dhe Evropës janë përqendruar në çështjen e sanksionimit të Iranit. Që nga koha kur Donald Trump është futur në shtëpinë e Bardhë, Uashingtoni ka ashpërsuar politikat e tij armiqësore kundër Iranit. Mirëpo Nabila Massrali zëdhënëse e shefes së politikës së jashtme të BE ka thënë se testimet raketore të Iranit nuk përbëjnë shkelje të marrëveshjes bërthamore. Këshilltari i lartë i sekretarit amerikan të shtetit për të thithur pëlqimin e sauditëve ka pretenduar se raketat e lëshuara kundër Arabisë Saudite janë prodhim iranian. Kjo është në kohën kur autoritetet e Jemenit disa herë kanë theksuar se kapaciteti mbrojtës i ushtrisë së këtij vendi është krejtësisht prodhim vendas dhe edhe pse Jemeni mbahet i rrethuar nga regjimi saudit ky kapacitet shtohet nga dita në ditë. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 500 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit.