Dhjetëra migrantë bllokohen në kufirin SHBA-Meksikë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i74314-dhjetëra_migrantë_bllokohen_në_kufirin_shba_meksikë
Dhjetëra migrantë që kanë qenë duke kërkuar azil në Shtetet e Bashkuara janë ndalur në kufi me Meksikën.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 30, 2018 09:33 Europe/Tirane
  • Dhjetëra migrantë bllokohen në kufirin SHBA-Meksikë

Dhjetëra migrantë që kanë qenë duke kërkuar azil në Shtetet e Bashkuara janë ndalur në kufi me Meksikën.

Zyrtarët amerikanë u kanë thënë rreth 150 personave, disa prej tyre me fëmijë se hapësirëat e kufirit Meksikë-SHBA tashmë janë të mbushura. Ende nuk është bërë e ditur nëse migrantët nga Amerika Qendrore do të lejohen që të hyjnë në SHBA apo do kthehen mbrapa. Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se këta persona përbëjnë rrezik për sigurinë në SHBA. Ky grup ka qenë shënjestër e presidentit amerikan, i cili është deklaruar disa herë përmes postimeve të tij në Twitter për ashpërsim të ligjeve të imigrimit. Ai u ka kërkuar shteteve që janë në kufi me Meksikën për të dërguar trupa për shkaqe të sigurisë deri në ndërtimin e murit. Grumbulli i personave është nisur më 25 mars drejt SHBA-së nga jugu i Meksikës.