Caktohet vendi i takimit Trump- Kim Jong Un?
https://parstoday.ir/sq/news/world-i74406-caktohet_vendi_i_takimit_trump_kim_jong_un
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar sot se Shtëpia e Paqes në kufirin midis Koresë Veriore dhe Jugore, mund të jetë vendi i takimit të tij me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong-Un.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 01, 2018 08:50 Europe/Tirane
  • Caktohet vendi i takimit Trump- Kim Jong Un?

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar sot se Shtëpia e Paqes në kufirin midis Koresë Veriore dhe Jugore, mund të jetë vendi i takimit të tij me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong-Un.

“Ne konsiderojmë shumë vende si një vend takimi, por a do të ishte Shtëpia e Paqes / Lirisë, në kufirin e Koresë së Veriut dhe të Jugut, vend më reprezentues dhe më i rëndësishëm se një vend i tretë, thjesht pyes veten!” shkruan Trump në Twitter.  Muaj më parë një takim i tillë po të përflitej do të konsiderohej si i pabesueshëm, për faktin se liderët e dy vendeve vazhdimisht kërcënonin njëra-tjetrën me sulme të ashpra me raketa ndërkontinentale. Megjithatë, gjërat kanë ndryshuar që kur u takuan liderët e Koresë së Veriut me atë të Jugut, si dhe zyrtarizimi i fotografive nga takimi i Mike Pence me liderin Kim Jong-un.