Parisi ne zjarr në ditën e 1 Majit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i74428-parisi_ne_zjarr_në_ditën_e_1_majit
Në mbarë botën u zhvilluan protesta për të kujtuar 1 Majin, Ditën e Punëtorëve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 01, 2018 15:34 Europe/Tirane
  • Parisi ne zjarr në ditën e 1 Majit

Në mbarë botën u zhvilluan protesta për të kujtuar 1 Majin, Ditën e Punëtorëve.

Në disa qytete, protestat ishin paqësore dhe parakalime me pankarta në duar për më shumë të drejta, ndërsa në disa shpërtheu dhuna. Policia në Paris ka përdorur pompat e ujit për të shpërndarë një tubim të fuqishëm. Mes demonstrimeve të majit, individët e maskuar kanë hedhur bomba tymi dhe u kanë vënë zjarrin automjeteve të parkuara në kryeqytetin francez. Pamjet nga Parisi, tregojnë skena kaotike, teksa policia përpiqej për të shpërndarë protestuesit e dhunshëm duke ridrejtuar turmën e marshuesve paqësorë në rrugët anësore. Zhurmat e forta dëgjohen në sfond, ndërsa tymi dhe gazi lotsjellës zbresin nëpër rrugë. Policia u desh të përdorte gazin lotsjellës dhe pompat e ujit për të mbajtur nën kontroll protestuesit. Policia tha se ishin rreth 1.200 individë "të mbuluar dhe të maskuar" midis demonstruesve të Ditës së 1 Majit në urën Pont d'Austerlitz në Parisin qendror. Protestuesit kanë djegur disa automjete dhe fronte të dyqaneve të dëmtuara, duke përfshirë edhe hedhjen e bombës me benzinë përmes një dritareje të McDonald's. Mediat franceze raportojnë për disa të lënduar nga radhët e protestuesve. Protesta pati edhe në Londër, por nuk u shoqëruan me dhunë.