Përgënjeshtrohen pretendimet e Marokut për ndihmën e Iranit ndaj frontit “Polisario”
https://parstoday.ir/sq/news/world-i74474-përgënjeshtrohen_pretendimet_e_marokut_për_ndihmën_e_iranit_ndaj_frontit_polisario
Organizata “Frontit për Lirimin e Pjesës Polisario” ka hedhur poshtë pretendimet e shtetit të Marokut për mbështetjen e Iranit ndaj forcave të këtij fronti në Shkretëtirën Perëndimore.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 02, 2018 09:07 Europe/Tirane
  • Përgënjeshtrohen pretendimet e Marokut për ndihmën e Iranit ndaj frontit “Polisario”

Organizata “Frontit për Lirimin e Pjesës Polisario” ka hedhur poshtë pretendimet e shtetit të Marokut për mbështetjen e Iranit ndaj forcave të këtij fronti në Shkretëtirën Perëndimore.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Mohamed Hadad, zëdhënësi i Frontit për Çlirimin e Rajonit Polisario”, të martën pas vendimit të qeverisë së Marokut për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin me pretendimin se Teherani po mbështet forcat e këtij fronti, këtë akuzë e ka quajtur fals dhe të gënjeshtër. Muhamed Hadad ka kërkuar nga autoritetet e Marokut që të paraqesin dëshmi ose dokumente për të vërtetuar pretendimet e tyre dhe ka shtuar: “Rabati me manovra dhe mashtrime të tilla, vetëm po mundohet të ik nga negociatat në lidhje me rajonin e Shkretëtirës Perëndimore të cilat i ka kërkuar OKB shumë kohë më parë”. Vlen të theksohet se Naser Burita, ministri i punëve të jashtme të Marokut, të martën pretendoi se Hezbullahu i Libanit po trajnon forcat e Frontit Polisario në Shkretëtirën Perëndimore. Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Marokut, ambasada e këtij vendi në Teheran do të mbyllet dhe është kërkuar nga ambasadori i Republikës Islamike të Iranit që të largohet nga Maroku. Rajoni i Shkretëtirës Perëndimore në të kaluarën ishte koloni e Spanjës e cila në vitin 1975 i është bashkuar Marokut, mirëpo organizata Fronti për Çlirimin e Rajonit Polisario” kërkon pavarësinë e këtij rajoni nga Maroku.