Trump diktoi vetë raportin mjekësor
https://parstoday.ir/sq/news/world-i74498-trump_diktoi_vetë_raportin_mjekësor
Shëndeti i Donald Trump rikthehet në qendër të polemikave. Ish-doktori i tij ka deklaruar se një raport mjekësor i vitit 2015, në kohën kur Trump kandidonte për presidencën, nuk ishte shkruar nga mjeku, por ishte diktuar nga vetë presidenti. Në atë raport shkruhej se Trump gëzonte shëndet “perfekt”.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 02, 2018 11:12 Europe/Tirane
  • Trump diktoi vetë raportin mjekësor

Shëndeti i Donald Trump rikthehet në qendër të polemikave. Ish-doktori i tij ka deklaruar se një raport mjekësor i vitit 2015, në kohën kur Trump kandidonte për presidencën, nuk ishte shkruar nga mjeku, por ishte diktuar nga vetë presidenti. Në atë raport shkruhej se Trump gëzonte shëndet “perfekt”.

Ish-mjeku i Donald Trump ka pohuar se një letër që deklaronte “shëndetin e shkëlqyer” të kandidatit të atëhershëm presidencial, është diktuar nga presidenti. “Ai e ka diktuar të gjithë atë letër. Nuk e shkrova unë,” zbuloi Harold Bornstein në një intervistë për rrjetin CNN. Doktori gjithashtu rrëfeu se truproja e Trump kishte kryer një “bastisje” në zyrat e tij në shkurt 2017, duke hequr të gjitha të dhënat mjekësore të presidentit. Sipas Bornstein, arsyeja për këtë bastisje ishin provat për një ilaç për rritjen e flokëve që ai i kishte dhënë Trump. Nuk është ende e qartë përse doktori i ngriti këto pretendime në këtë moment dhe nuk ka ende një koment nga Shtëpia e Bardhë.