Ukraina vendos sanksione ndaj Rusisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i74522-ukraina_vendos_sanksione_ndaj_rusisë
Këshilli i sigurisë kombëtare dhe mbrojtjes në Ukrainë, ditën e mërkurë ka vendosur një paketë të re me sanksione kundër disa personave në Rusi.
(last modified 2026-05-05T20:27:48+00:00 )
May 03, 2018 03:06 Europe/Tirane
  • Ukraina vendos sanksione ndaj Rusisë

Këshilli i sigurisë kombëtare dhe mbrojtjes në Ukrainë, ditën e mërkurë ka vendosur një paketë të re me sanksione kundër disa personave në Rusi.

Në deklaratën e lëshuar prej këtij komiteti thuhet se me iniciativën e këshillit të ministrave, shërbimit të sigurisë dhe bankës qendrore të Ukrainës, disa shtetas rusë sanksionohen për një periudhë 3 vjeçare ose të përhershme. Thuhet se sanksionet e reja të Ukrainës kundër Rusisë janë po ato sanksione të cilat ka vendosur më herët departamenti amerikan i Thesarit më datë 6 prill. Më 6 prill departamenti amerikan i Thesarit vendosi sanksione ndaj Moskës me pretekstin e armiqësisë ndaj demokracisë perëndimore dhe deklaroi se në këto sanksione përfshihen 38 afaristë dhe personalitete zyrtare të Rusisë. Vendet perëndimore kanë nisur vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë që prej vitit 2014. Ndërkohë autoritetet e Rusisë kanë deklaruar se Moska do tu përgjigjet shtimit të sanksioneve nga ana e perëndimit.