OKB: Gutters vazhdon të theksojë rëndësinë e marrëveshjes bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i74530-okb_gutters_vazhdon_të_theksojë_rëndësinë_e_marrëveshjes_bërthamore
Zv/zëdhënësi I sekretarit të përgjithshëm të OKB pasi mbështeti analizat e ANEA lidhur me aktivitetet bërthamore të Iranit ka thënë se Antonio Gutters sekretari i përgjithshëm i OKB gjithmonë ka theksuar rëndësinë e marrëveshjes bërthamore si një sukses diplomatik.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
May 03, 2018 07:37 Europe/Tirane
  • OKB: Gutters vazhdon të theksojë rëndësinë e marrëveshjes bërthamore

Zv/zëdhënësi I sekretarit të përgjithshëm të OKB pasi mbështeti analizat e ANEA lidhur me aktivitetet bërthamore të Iranit ka thënë se Antonio Gutters sekretari i përgjithshëm i OKB gjithmonë ka theksuar rëndësinë e marrëveshjes bërthamore si një sukses diplomatik.

Farhan Hak, në një konferencë për shtyp deklaroi se sekretari i përgjithshëm i OKB ka thënë se ANEA ka publikuar rezultatin e analizave dhe hetimeve të saj mbi mënyrën e zbatimit të marrëveshjes bërthamore nga ana e Iranit dhe se ne mbështesim vlerësimet e kësaj agjencie dhe kërkojmë nga të gjitha palët nënshkruese që të zbatojnë marrëveshjen në fjalë. Rreth 10 ditë më parë Antonio Gutters në një fjalim në institutin Dag Hamarskjold të Suedisë, marrëveshjen bërthamore e ka quajtur një sukses të Bashkësisë Ndërkombëtare dhe shtoi se kjo marrëveshje ndërkombëtare duhet ruajtur. Presidenti amerikan Donald Trump ka afat deri më 12 maj që të marrë vendim për qëndrimin ose jo të Amerikës në marrëveshjen bërthamore. Marrëveshja bërthamore mes Iranit dhe grupit 5+1 dhe programi i përbashkët i veprimit është një akord i arritur mes të gjitha palëve. Marrëveshja bërthamore e Iranit dhe grupit 5+1 ka nisur të zbatohet që prej janarit të vitit 2016 mirëpo qeveria amerikane si një prej nënshkruesve të kësaj marrëveshjeje e ka shkelur dhe sabotuar disa herë atë. Donald Trump përkundër qëndrimeve të palëve të tjera nënshkruese të marrëveshjes bërthamore, këtë marrëveshje e ka cilësuar një marrëveshje të tmerrshme dhe ka kërkuar anulimin e saj, mirëpo bota e ka kundërshtuar këtë veprim të presidentit të Amerikës.