Pakoja e propozuar e evropianëve për Trump rreth marrëveshjes bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i74610-pakoja_e_propozuar_e_evropianëve_për_trump_rreth_marrëveshjes_bërthamore
Vendet evropiane në përpjekjen e tyre të fundit për të ruajtur marrëveshjen bërthamore, kanë dhënë disa propozime për presidentin e Amerikës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 04, 2018 08:25 Europe/Tirane
  • Pakoja e propozuar e evropianëve për Trump rreth marrëveshjes bërthamore

Vendet evropiane në përpjekjen e tyre të fundit për të ruajtur marrëveshjen bërthamore, kanë dhënë disa propozime për presidentin e Amerikës.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se burime të informuara kanë bërë të ditur detajet e përpjekjeve të fundit të vendeve evropiane për ta bindur Donald Trump, presidentin e Amerikës, për të qëndruar në marrëveshjen bërthamore. Këto burime i kanë thënë Reuters se Franca, Anglia dhe Gjermania synojnë të bëjnë një marrëveshje politike të veçantë me Shtëpinë e Bardhë për të ushtruar më shumë presion kundër Iranit. Disa prej tyre kanë thënë se nuk janë të sigurt se ky plan do të jetë i suksesshëm. Një diplomat i lartë evropian ka thënë: “Kemi një javë kohë për të vazhduar bisedimet me Amerikën për të shikuar nëse mund të arrijmë ndonjë marrëveshje në lidhje me marrëveshjen bërthamore me Iranin”. Sipas Reuters, Irani, Rusia dhe Kina tre anëtarët joevropian të marrëveshjes bërthamore, nuk do të marrin pjesë në marrëveshjen e re politike.