Ministri i Brendshëm i Pakistanit i shpëton vdekjes
https://parstoday.ir/sq/news/world-i74768-ministri_i_brendshëm_i_pakistanit_i_shpëton_vdekjes
Ministri i Brendshëm i Pakistanit, Ahsan Ikbal është plagosur në një sulm me armë zjarri në provincën Punxhab, ku ai ishte duke marrë pjesë në një takim, kanë thënë zyrtarët.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 06, 2018 14:33 Europe/Tirane
  • Ministri i Brendshëm i Pakistanit i shpëton vdekjes

Ministri i Brendshëm i Pakistanit, Ahsan Ikbal është plagosur në një sulm me armë zjarri në provincën Punxhab, ku ai ishte duke marrë pjesë në një takim, kanë thënë zyrtarët.

Zëvendësministri i Brendshëm, Talal Chaudhry ka thënë se Ikbal është qëlluar me plumb në dorë, në sulmin në qarkun Narowal. Ministri është dërguar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën, kanë raportuar mediat lokale, duke cituar policinë dhe familjen e ministrit. Portali Dawn.com ka cituar zyrtarin policor Imran Kishwar të ketë thënë se sulmuesi ka përdorur një pistoletë për të qëlluar ministrin nga një distancë rreth 20 metrash. Policia ka arrestuar të dyshuarin i cili besohet se është në të 20-tat. Zyrtarët nuk kanë dhënë më shumë detaje.