Shtohet çmimi i naftës për shkak të kërcënimeve të Amerikës
May 08, 2018 05:11 Europe/Tirane
Pas kërcënimeve të Amerikës për daljen e saj nga marrëveshja bërthamore, çmimi i naftës në bursën e Nju Jorkut është shtuar dhe ka arritur nivelin më të lartë në 3 vitet e fundit.
Sipas një njoftimi të agjencisë franceze të lajmeve, një fuçi naftë në bursën e Nju Jorkut për dorëzim në muajin qershor është me 1.1 dollarë dhe ka arritur kuotën e 70.73 dollarëve. sipas shumë ekspertëve shkak për rritjen e çmimit të naftës është bërë kërcënimi i presidentit amerikan Donald Trump për daljen e mundshme të Amerikës nga marrëveshja bërthamore. Donald Trump vendimin e tij për daljen ose jo nga marrëveshja bërthamore do ta shpallë sot.
Tags