Shtohet çmimi i naftës për shkak të kërcënimeve të Amerikës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i74874-shtohet_çmimi_i_naftës_për_shkak_të_kërcënimeve_të_amerikës
Pas kërcënimeve të Amerikës për daljen e saj nga marrëveshja bërthamore, çmimi i naftës në bursën e Nju Jorkut është shtuar dhe ka arritur nivelin më të lartë në 3 vitet e fundit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 08, 2018 05:11 Europe/Tirane
  • Shtohet çmimi i naftës për shkak të kërcënimeve të Amerikës

Pas kërcënimeve të Amerikës për daljen e saj nga marrëveshja bërthamore, çmimi i naftës në bursën e Nju Jorkut është shtuar dhe ka arritur nivelin më të lartë në 3 vitet e fundit.

Sipas një njoftimi të agjencisë franceze të lajmeve, një fuçi naftë në bursën e Nju Jorkut për dorëzim në muajin qershor është me 1.1 dollarë dhe ka arritur kuotën e 70.73 dollarëve. sipas shumë ekspertëve shkak për rritjen e çmimit të naftës është bërë kërcënimi i presidentit amerikan Donald Trump për daljen e mundshme të Amerikës nga marrëveshja bërthamore. Donald Trump vendimin e tij për daljen ose jo nga marrëveshja bërthamore do ta shpallë sot.