Dhjetëra të dyshuar u arrestuan në Turqi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i74954-dhjetëra_të_dyshuar_u_arrestuan_në_turqi
Forcat e policisë turke kanë arrestuar dhjetëra persona, të dyshuar për lidhje me një lëvizje të udhëhequr nga kleriku Fethullah Gulen, të cilin qeveria e Ankarasë akuzon për krijimin e përpjekjes së grushtit të shtetit të korrikut 2016 kundër Presidentit Rexhep Tajip Erdogan.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 08, 2018 15:14 Europe/Tirane
  • Dhjetëra të dyshuar u arrestuan në Turqi

Forcat e policisë turke kanë arrestuar dhjetëra persona, të dyshuar për lidhje me një lëvizje të udhëhequr nga kleriku Fethullah Gulen, të cilin qeveria e Ankarasë akuzon për krijimin e përpjekjes së grushtit të shtetit të korrikut 2016 kundër Presidentit Rexhep Tajip Erdogan.

Zyrtarët e sigurimit turk, duke folur në kushte anonimiteti, thanë se 13 ushtarë në detyrë u arrestuan në krahinën perëndimore të Balikesir me akuzat se kanë shërbyer si "imamë të fshehtë" të Organizatës Terroriste FETO. Tre ushtarë të tjerë u arrestuan në provincën qendrore të Tokat. Burimet shtuan se pjesa tjetër e të dyshuarve të arrestuar ishin civilë. Po sot, një gjykatë në provincën juglindore Sanliurfa dha dënime me burg, duke filluar nga 2.5 deri në 12 vjet, për tre persona të akuzuar për anëtarësimin e tyre në organizatën FETO. Dhjetëra mijëra njerëz janë arrestuar në Turqi me dyshimin për lidhje me Gulen dhe grushtin e dështuar të shtetit. Më shumë se 110.000 të tjerë, përfshirë stafin ushtarak, nëpunësit civilë dhe gazetarët, janë shkarkuar ose pezulluar nga puna për të njëjtat akuza.