Ministrat e jashtëm të tre vendeve evropiane takohen me delegacionin iranian
https://parstoday.ir/sq/news/world-i74998-ministrat_e_jashtëm_të_tre_vendeve_evropiane_takohen_me_delegacionin_iranian
Ministrat e punëve të jashtme të tre vendeve nënshkruese të marrëveshjes bërthamore (Gjermanisë, Anglisë dhe Francës) të hënën e javës së ardhshme do të takohen me delegacionin përfaqësues të Iranit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 09, 2018 07:43 Europe/Tirane
  • Ministrat e jashtëm të tre vendeve evropiane takohen me delegacionin iranian

Ministrat e punëve të jashtme të tre vendeve nënshkruese të marrëveshjes bërthamore (Gjermanisë, Anglisë dhe Francës) të hënën e javës së ardhshme do të takohen me delegacionin përfaqësues të Iranit.

Franc Press ka njoftuar se Ministrat e punëve të jashtme të Gjermanisë, Anglisë dhe Francës, tre vendeve evropiane që kanë nënshkruar marrëveshjen bërthamore me Iranin, të hënën e ardhshme do të takohen me delegacionin përfaqësues të Iranit. Donald Trump, presidenti i Amerikës, të martën në mbrëmje me anë të një vendimi të njëanshëm, bëri të ditur daljen e SHBA-ve nga marrëveshja bërthamore dhe premtoi kthimin e sanksioneve atomike të Iranit. Ky veprim i presidentit amerikan është kritikuar ashpër nga tre vendet evropiane nënshkruese të kësaj marrëveshje sa që në një deklaratë të përbashkët ato kanë kërkuar vetëpërmbajtje nga Irani dhe kanë theksuar se ato do ta ruajnë dhe zbatojnë marrëveshjen bërthamore.