Demokratët shprehim pakënaqësinë e ashpër kundër vendimit të Trump
Senatorët demokratë e kanë vlerësuar vendimin e Trump për dalje nga marrëveshja bërthamore, gabim strategjik të Shtëpisë së Bardhë.
Patrick Leahy, senatori demokrat i shtetit Warmont, në reagim ndaj vendimit të Donald Trump në lidhje me marrëveshjen bërthamore, në një mesazh të publikuar në Twitter ka shkruar: "Ai me daljen nga marrëveshja bërthamore me Iranin, ka bërë një gabim të madh dhe ka realizuar një prej premtimeve të rrezikshme të fushatës elektorale". Christopher Van Hollen, senatori demokrat i shtetit Mariland, gjithashtu ka thënë: "Trump ka shkatërruar kredibilitetin e Amerikës dhe Uashingtonin e ka izoluar në mesin e aleatëve të vet". Bernie Sanders, senatori i pavarur nga shteti Warmont, në një mesazh të publikuar në Twitter, ka shkruar: "Vendimi i Trump për dalje nga marrëveshja bërthamore është një prej vendimeve më të fundit të papërgjegjshëm". Bob Casey, senatori demokrat nga shteti i Pensilvanisë, gjithashtu ka deklaruar se autoritetet ushtarake të Amerikës kanë thënë se Irani ka zbatuar marrëveshjen bërthamore dhe qëndrimi në këtë marrëveshje është mënyrën më të mirë në interes të Amerikës. Tom Carper, senatori tjetër demokrat në një mesazh të publikuar në Twitter, ka shkruar: "Trump me largimin nga marrëveshja e tregtisë së Oqeanit Paqësor, nga pakti për ndryshimet klimatike të Parisit dhe tani me largimin nga marrëveshja bërthamore me Iranin, po ndjek vetëm instinktin e vet". Shumica e senatorëve demokratë kanë kundërshtuar vendimin e Donald Trump për largimin nga marrëveshja bërthamore. Nga ana tjetër edhe disa senatorë republikanë kanë reaguar ndaj vendimit të Trump dhe nuk kanë mbështetur politikën e presidentit amerikan në daljen nga marrëveshja bërthamore. Jeff Flake, senatori republikan nga shteti Arizona, në një mesazh në Twitter ka shkruar: "Marrëveshja bërthamore edhe pse kishte shumë mangësi, por dalja nga ajo nuk është në shërbim të interesave kombëtare të Amerikës". Disa senatorë ekstremistë si Marco Rubio, gjithashtu kanë mbështetur vendimin e Donald Trump. Pas vendimit të Trump, ka reaguar edhe Departamenti i Thesarit të Amerikës dhe ka deklaruar se kompanitë e prodhimit të avionëve Boeing dhe Airbus janë ndaluar t'i shesin avionë Iranit. Me publikimin e këtij raporti aksionet e kompanisë amerikane Boein kanë shënuar rënie të madhe në tregun e bursës në Amerikë.