Reagimet ndërkombëtare pas daljes së SHBA nga marrëveshja bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i75020-reagimet_ndërkombëtare_pas_daljes_së_shba_nga_marrëveshja_bërthamore
BE, Rusia, Kina dhe Turqia janë rreshtuar pas Iranit, duke u përpjekur të shpëtojnë paktin ndërkombëtar bërthamor pasi Presidenti Donald Trump nxori Shtetet e Bashkuara jashtë marrëveshjes historike
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 09, 2018 09:23 Europe/Tirane
  • Reagimet ndërkombëtare pas daljes së SHBA nga marrëveshja bërthamore

BE, Rusia, Kina dhe Turqia janë rreshtuar pas Iranit, duke u përpjekur të shpëtojnë paktin ndërkombëtar bërthamor pasi Presidenti Donald Trump nxori Shtetet e Bashkuara jashtë marrëveshjes historike

. Reuters citoi një burim në presidencën franceze të thoshte të mërkurën se Franca dhe aleatët e saj evropianë do të punojnë shumë për të mbrojtur interesat e bizneseve të tyre në Iran. "Ne do të bëjmë gjithçka, në bashkëpunim me bizneset tona, për të mbrojtur interesat e tyre", tha burimi. Trump njoftoi të martën se do të rivendoste sanksionet ekonomike të Shteteve të Bashkuara kundër Iranit për të minuar atë që ai e quajti "një marrëveshje e tmerrshme e njëanshme që kurrë nuk duhej bërë". "Marrëveshja nuk ka vdekur. Ekziston një tërheqje amerikane nga marrëveshja, por marrëveshja është ende bë fuqi", tha ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian për radio RTL të mërkurën. Ai tha se presidenti francez Emmanuel Macron do të flasë me homologun e tij iranian, Hasan Ruhani të mërkurën. Kontakti do të pasohet nga takimet javën e ardhshme, ndoshta të hënën, duke përfshirë iranianët dhe përfaqësuesit evropianë nga Franca, Britania dhe Gjermania, shtoi Le Drian. Ministri francez i Financave Bruno Le Maire përshkroi vendimin e Trump mbi Iranin si një gabim, duke thënë se Uashingtoni nuk duhet ta konsiderojë veten si "polic ekonomik" i botës. Ministri i jashtëm i Gjermanisë, ka thënë se marrëveshja bërthamore është garantuese e sigurisë dhe paqes në botë. Heiko Mass, duke reaguar ndaj vendimit të Donald Trump për daljen e Amerikës nga marrëveshja bërthamore ka thënë: Marrëveshja bërthamore me Iranin nuk është eliminuar pasi dalja e Amerikës nuk nënkupton fundin e kësaj marrëveshjeje. Marrëveshja bërthamore është garantuese e paqes dhe sigurisë. Vlen të theksohet se presidenti amerikan Donald Trump dje firmosi dekretin për daljen e Amerikës nga marrëveshja bërthamore. Duke reaguar ndaj vendimit të presidentit amerikan Donald Trump për tërheqjen nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015, ish-presidenti i SHBA, Barak Obama, lëshoi një deklaratë ku e quajti vendimin "të gabuar". Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini ka thënë se blloku është "i vendosur të ruajë" marrëveshjen bërthamore me Iranin. Mogherini e bëri këtë deklaratë të martën pak pasi Presidenti i SHBA Donald Trump njoftoi vendimin e tij për t'u tërhequr nga marrëveshja bërthamore me Iranin. Udhëheqësit europianë kanë paralajmëruar se, tërheqja e Shteteve të Bashkuara do të zhbënte vite të tëra punë, që çuan drejt marrëveshjes historike të qëndrueshme që është ratifikuar edhe nga një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të OKB.