Londra shpallet qyteti më i mirë në botë për studentët
https://parstoday.ir/sq/news/world-i75024-londra_shpallet_qyteti_më_i_mirë_në_botë_për_studentët
Londra është listuar në vendin e parë si qyteti më i mirë në botë për studentët.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 09, 2018 09:30 Europe/Tirane
  • Londra shpallet qyteti më i mirë në botë për studentët

Londra është listuar në vendin e parë si qyteti më i mirë në botë për studentët.

Kompania Quacquarelli Symonds (QS) e specializuar në të dhënat e edukimit të lartë ka renditur më parë Montrealin dhe Parisin në vendin e parë. Renditja bazohet në disa faktorë si numri i universiteteve më të mira në një qytet, tregu i punës, diversiteti kulturor dhe kualiteti i jetës. Sidoqoftë, Londra ka mbetur mbrapa në kategorinë e përballueshmërisë. Kompania në fjalë publikon çdo vit edhe renditjen e universiteteve më të mira në botë. Krahasimet, të cilat përfshijnë pikëpamjet e 50,000 studentëve janë përpjekje për të përcaktuar disa nga përparësitë dhe të metat e qyteteve për studentët. Në 10 vendet e para nuk gjendet asnjë qytet amerikan, krahasuar me dy vende gjermane si Berlini dhe Mynihu. Paris, që për vite të tëra ka kryesuar në listë, këtë vit gjendet i pesti në listë.