Sanders: Të gjitha sanksionet e mëparshme kundër Iranit do të kthehen
https://parstoday.ir/sq/news/world-i75068-sanders_të_gjitha_sanksionet_e_mëparshme_kundër_iranit_do_të_kthehen
Sara Sanders, zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë ka thënë se të gjitha seksionet e mëparshme kundër Iranit do të kthehen.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 10, 2018 04:40 Europe/Tirane
  • Sanders: Të gjitha sanksionet e mëparshme kundër Iranit do të kthehen

Sara Sanders, zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë ka thënë se të gjitha seksionet e mëparshme kundër Iranit do të kthehen.

Sanders tha se sanksionet që kanë ekzistuar përpara nënshkrimit të marrëveshjes bërthamore do të rivendosen dhe Amerika është e gatshme për të shtuar akoma më shumë sanksione. Donald Trump president i Amerikës duke përsëritur akuzat e tij ofenduese kundër popullit iranian, ka deklaruar se qeveria amerikane del nga marrëveshja bërthamore. Arabia Saudite, regjimi sionist, Emiratet dhe Bahrejni, të koordinuar mes tyre kanë mbështetur veprimin e Donald Trump. Mirëpo vendet evropiane si Anglia, Franca dhe Gjermanisë së bashku me shefen e politikës së jashtme të BE, Federika Mogherini janë shprehur kundër vendimit të Donald Trump dhe kanë theksuar ruajtjen e marrëveshjes bërthamore.