Gjendja në Lindjen e Mesme është e rëndë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i75128-gjendja_në_lindjen_e_mesme_është_e_rëndë
Zhan Ive Le Drian ministër i jashtëm i Francës ka deklaruar se me largimin e Amerikës nga marrëveshja bërthamore, kushtet për çështjen bërthamore të Iranit, çështjen e Sirisë dhe Lindjen e Mesme do të bëhen akoma më të rënda.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 11, 2018 05:58 Europe/Tirane
  • Gjendja në Lindjen e Mesme është e rëndë

Zhan Ive Le Drian ministër i jashtëm i Francës ka deklaruar se me largimin e Amerikës nga marrëveshja bërthamore, kushtet për çështjen bërthamore të Iranit, çështjen e Sirisë dhe Lindjen e Mesme do të bëhen akoma më të rënda.

Ministri i jashtëm francez në një intervistë për BFM ka thënë: Situata në rajonin e Lindjes së mesme me luftën dhe përleshjet në Siri ka qenë shumë e destabilizuar dhe tani me largimin e Amerikës nga marrëveshja bërthamore, kjo situatë do të rëndohet akoma më shumë. Ajo për çka ekzistonte frikë, po ndodh dhe sot çështja e Iranit dhe e Sirisë mund të shtojë tensionet në rajonin e Lindjes së Mesme. Ai duke reaguar ndaj largimit të Amerikës nga marrëveshja bërthamore ka thënë se ky veprim i Amerikës nuk do të thotë se marrëveshja bërthamore ka përfunduar por ajo vazhdon të qëndrojë. Shefi i diplomacisë franceze tha se Parisi e ka kuptuar se ekzistojnë çështje të tjera për bisedime me Teheranin dhe vendi i tij është i gatshëm për arritjen enjë akordit të gjerë. Ndërkohë presidenti iranian Hasan Ruhani në një bisedë telefonike me homologun e tij francez Emanuel Makron ka thënë se Evropa ka afat të shkurtër për të përcaktuar kornizat e ruajtjes së marrëveshjes bërthamore ku të garantohen interesat e Iranit.