Mogherini: Evropa e vendosur të ruaj marrëveshjen bërthamore
May 11, 2018 14:19 Europe/Tirane
Shefja e politikës së jashtme të BE theksoi se marrëveshja bërthamore është efektive dhe se BE është i vendosur të ruaj atë.
"Një vend nuk mund të anulojë marrëveshjen bërthamore të Iranit, sepse nuk është një marrëveshje e njëanshme, por një trashëgimi globale", tha të premten shefja e politikës së jashtme të BE Federica Mogherini në një konferencë shtypi në Firence të Italisë. Edhe ministrat e jashtëm të Rusisë dhe Gjermanisë thanë se janë duke punuar për të shpëtuar marrëveshjen bërthamore me Iranin, pasi presidenti amerikan, Donald Trump u tërhoq nga kjo marrëveshje dhe tha se do të rivendosë sanksione ndaj Teheranit.
Tags