Vazhdon seriali i dorëheqjeve nga administrata Trump
https://parstoday.ir/sq/news/world-i75190-vazhdon_seriali_i_dorëheqjeve_nga_administrata_trump
Në episodin më të ri të serialit të dorëheqjeve nga administrata e presidentit Donald Trump, kësaj here ka dhënë dorëheqje Rixhard Johnson ekspert i departamentit amerikan të shtetit.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
May 12, 2018 06:12 Europe/Tirane
  • Vazhdon seriali i dorëheqjeve nga administrata Trump

Në episodin më të ri të serialit të dorëheqjeve nga administrata e presidentit Donald Trump, kësaj here ka dhënë dorëheqje Rixhard Johnson ekspert i departamentit amerikan të shtetit.

Johnson punonte si koordinator i përkohshëm për procesin e zbatimit të marrëveshjes bërthamore me Iranin në Departamentin amerikan të shtetit dhe ai ka negociuar me palën angleze, franceze dhe gjermane të cilët kanë kërkuar që Amerika të qëndrojë në marrëveshjen bërthamore. Ai më anë të një mesazhi përshëndetës për kolegët e tij kat hënë: Jam krenar që kam pasur një rol të vogël në suksesin e madh të zbatimit të marrëveshjes bërthamore me Iranin. Për mëse 1 vit që Donald Trump ndodhet në shtëpinë e bardhë shumë funksionarë të administratës së tij kanë dhënë dorëheqje. Donald Trump më 8 Maj përkundër qëndrimit të palës evropiane dhe nënshkruesve të tjerë të marrëveshjes bërthamore, është larguar nga kjo marrëveshje. Ky veprim i Donald Trump është dënuar gjerësisht brenda dhe jashtë Amerikës.