Jep dorëheqjen kreu i inspektorëve të ANEA
Pas dorëheqjes së zv/drejtorit të përgjithshëm të ANEA, kreu i grupit të inspektorëve të kësaj agjencie gjithashtu ka dhënë dorëheqje nga posti i tij.
Tero Varjoranta, ishte përgjegjës për inspektorët e agjencisë që merreshin me inspektimin dhe testimin e vërtetësisë së programit bërthamor të Iranit. Ndërkohë Jokia Amano ka zgjedhur 2 persona të tjerë si kryetarë të grupit testues për zbatimin e marrëveshjes bërthamore nga ana e Iranit. Një prej zëdhënësve të ANEA ka thënë se procesi inspektimit të programit bërthamor të Iranit do të vazhdojë të jetë në mënyrë profesionale. Sipas agjencisë Reuteres të lajmeve, disa prej ekspertëve të ANEA, kanë dhënë dorëheqje në shenjë proteste ndaj vendimit të presidentit Donald Trump për largimin nga marrëveshja bërthamore.