Turqia nuk do të heshtë për Jeruzalemin
(last modified Sat, 12 May 2018 18:14:52 GMT )
May 12, 2018 20:14 Europe/Tirane
  • Turqia nuk do të heshtë për Jeruzalemin

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu ka përsëritur edhe një herë qëndrimin parimor të Turqisë mbi çështjen palestineze, duke e quajtur "një gabim" hezitimin e kohëve të fundit të shteteve të Ligës Arabe, raportoi Agjencia Anadolu.

Duke folur në Forumin për Gazetarët Arabë në Stamboll, Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu edhe një herë ka kritikuar vendimin e diskutueshëm të Shteteve të Bashkuara për të lëvizur ambasadën amerikane në Izrael në qytetin e Jeruzalemit. "Ky vendim i SHBA është i gabuar," tha Cavusoglu. "Ne duhet të marrim një qëndrim të përbashkët kundër këtij vendimi të gabuar. Ne së fundmi po shohim disa ngurrime brenda Ligës Arabe, çka është një gabim". "Turqia do të vazhdojë të mbrojë çështjen e Jerusalemit për palestinezët", tha ai, duke shtuar se Ankaraja "nuk do të heshtë" për këtë çështje.

 

Tags