10 të vrarë e të plagosur nga sulmi në Francë
Në person ka mbetur i vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur nga një sulm me thikë në qendër të Parisit. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës në zonën e Operas, shumë e populluar në kryeqytetin francez.
Mediat raportojnë se agjentët e policisë tentuan fillimisht ndalin të dyshuarin me pistoletat elektrike, por kur kjo nuk funksionoi, ata hapën zjarr duke e vrarë atë. Si pasojë e incidentit, paniku mbërtheu me qindra që ishin në zonë, të cilët ia mbathën duke u strehuar ku të mundeshin si restorantet apo dyqanet aty pranë. Policia franceze më pas izoloi zonën e sulmi dhe nisi hetimet për zbardhjen e ngjarjes, për të cilën detajet janë ende të pakta. Policia qëlloi për vdekje autorin, vetëm pak momente pas sulmit. Ende janë të paqarta rrethanat e ngjarjes dhe nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një sulm terrorist. Dëshmitarët okularë thanë se ngjarja shkaktoi panik tek të gjithë banorët që ishin pranë vendit të ngjarjes. Përgjigjen e policisë ndaj autorit e ka përshëndetur edhe ministri i Brendshëm i Francës Gerard Collomb. "Mendimet e mia janë për viktimat e këtij akti të tmerrshëm", tha ministri.