Italianët protestojnë në dënimin e politikave pushtuese të regjimit sionist
May 13, 2018 08:44 Europe/Tirane
Me mijëra qytetarë italianë dhe palestinezë me qëndrim në Itali të shtunën pasdite në prag të 70 vjetorit të krijimit të regjimit sionist "Dita e Nekbatit", kanë protestuar në qytetet Romë dhe Milano kundër politikave pushtuese të regjimit sionist.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se protestuesit mbanin në dorë flamurin e Palestinës dhe kanë hedhur slogane kundër Izraelit dhe kanë kërkuar çlirimin e Palestinës. Vlen të theksohet se më 14 maj të vitit 1948, janë pushtuar territoret e Palestinës nga ana e regjimit sionist dhe kjo datë njihet si "Dita e Nekbatit", do të thotë dita e mjerimit dhe tragjedisë së Palestinës.
Tags