Franca: Ne do të qëndrojmë tek marrëveshja bërthamore
May 14, 2018 03:33 Europe/Tirane
Ministri i jashtëm i Francës ka deklaruar se vendi i tij është i vendosur të qëndrojë si një palë nënshkruese e marrëveshjes bërthamore.
Jean-Yves Le Drian, në një intervistë të tij në Dublin deklaroi se Franca është e vendosur për të bashkëpunuar në vazhdimin e marrëveshjes bërthamore me Iranin, marrëveshje që aktualisht është aktive. Donald Trump para pak ditësh përkundër qëndrimit të palës evropiane ka deklaruar se vendi i tij del nga marrëveshja bërthamore dhe ka premtuar kthimin e sanksioneve kundër Iranit dhe vendosjen e sanksioneve ndaj atyre që bëjnë biznes me Iranin. Ky veprim i presidentit amerikan është dënuar botërisht.
Tags