Negociatat e Zarif në Bruksel rreth marrëveshjes bërthamore
(last modified Tue, 15 May 2018 11:26:03 GMT )
May 15, 2018 13:26 Europe/Tirane
  • Negociatat e Zarif në Bruksel rreth marrëveshjes bërthamore

Ministri i punëve të jashtme të Iranit i cili ka shkuar në Bruksel për të biseduar me shefen e diplomacisë evropiane dhe gjithashtu me ministrat e punëve të jashtme të Anglisë, Gjermanisë dhe Francës, është takuar me znj. Federika Mogherini.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se në takimin që u zhvilluar sot (të martën) mes Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit dhe znj. Federika Mogherini, shefen e diplomacisë evropiane në selinë e Këshillit të Evropës në Bruksel, të dy palët kanë biseduar në lidhje me mënyrën e vazhdimit të marrëveshjes bërthamore. Ministri i punëve të jashtme të Iranit të hënën në mbrëmje pas vizitës në Pekin dhe Moskë dhe takimeve me ministrat e jashtëm të Kinës dhe Rusisë, ka shkuar në Bruksel për të biseduar me ministrat e punëve të jashtme të Anglisë, Francës dhe Gjermanisë dhe gjithashtu me shefen e diplomacisë evropiane.

Tags