Këshilli i Sigurimit i OKB takim urgjent mbi dhunën izraelite
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka mbajtur të martën një takim urgjent për të diskutuar situatën përgjatë kufirit midis Rripit të rrethuar të Gazës dhe territoreve të pushtuara, një ditë pasi trupat izraelite kryen një goditje brutale dhe mizore ndaj protestuesve palestinezë, duke vrarë dhjetëra njerëz dhe duke plagosur mbi 2.700 të tjerë.
Takimi filloi me një minutë heshtje për dhjetëra palestinezë të vrarë nga forcat izraelite të hënën, dita më e përgjakshme që nga agresioni izraelit i vitit 2014 në enklavën palestineze. Joanna Wronecka, ambasadore i Polonisë, bëri thirrje për gjestin e përkujtimit në rolin e saj si presidente aktuale e këshillit. Kuvajti e kishte thirrur seancën urgjente pas masakrës së të hënës. Shtetet e Bashkuara kanë bllokuar miratimin e një deklarate të Këshillit të Sigurimit të OKB që bëri thirrje për një "hetim të pavarur dhe transparent" mbi vrasjen protestuesve palestinezë në kufirin e Gazës nga forcat izraelite.