Merkel: Marrëdhëniet BE-SHBA në krizë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i75544-merkel_marrëdhëniet_be_shba_në_krizë
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, deklaroi sot se marrëdhëniet ndërmjet Bashkimit Evropian dhe SHBA-së janë rrezikuar pasi Uashingtoni është tërhequr nga marrëveshja nukleare me Iranin.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 15, 2018 15:11 Europe/Tirane
  • Merkel: Marrëdhëniet BE-SHBA në krizë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, deklaroi sot se marrëdhëniet ndërmjet Bashkimit Evropian dhe SHBA-së janë rrezikuar pasi Uashingtoni është tërhequr nga marrëveshja nukleare me Iranin.

Duke folur në kongresin e Konfederatës së sindikatave gjermane, Merkel tha se Evropa nuk ka qenë e verbër ndaj aktiviteteve të Iranit, por ka besuar se bashkëngjitja në marrëveshjen nukleare është mënyra më e mirë për përparim. Ajo shtoi:" Duke votuar kundër Rezolutës 2231 të KS të OKB, SHBA-ja tradhtoi veten, sepse marrëveshja bërthamore është pjesë përbërëse e kësaj rezolute nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së. Prandaj, dalja e saj e njëanshme nga kjo marrëveshje shkon kundër të drejtës ndërkombëtare. SHBA-të treguan se i njeh normat ligjore ndërkombëtare vetëm kur i përmbushin interesat e saj. Nëse jo, thjesht i injoron ato ".