Macron: Bashkimi Evropian i jep garanci Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i75688-macron_bashkimi_evropian_i_jep_garanci_iranit
Presidenti i Francës ka deklaruar se vendet anëtare të Bashkimit Evropian garantojnë vazhdimin e aktivitetit të kompanive të tyre në Iran. 
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 17, 2018 10:47 Europe/Tirane
  • Macron: Bashkimi Evropian i jep garanci Iranit

Presidenti i Francës ka deklaruar se vendet anëtare të Bashkimit Evropian garantojnë vazhdimin e aktivitetit të kompanive të tyre në Iran. 

Kanali televiziv Al Mejadin në një raport të tij ka bërë të ditur se Emmanuel Macron, presidenti i Francës, të enjten ka deklaruar se pavarësisht vendimit të Uashingtonit për të dalë nga marrëveshja bërthamore e nënshkruar mes Grupit 5+1 dhe Iranit, vendet anëtare të Bashkimit Evropian synojnë të garantojnë aktivitetin e kompanive të tyre në Iran. Vlen të theksohet se presidenti amerikan Donald Trump më 8 maj 2018, duke përsëritur akuzat e pabaza kundër Iranit, deklaroi daljen e Uashingtonit nga marrëveshja bërthamore e arritur mes Grupit 5+1 dhe Iranit si dhe vendosjen përsëri të sanksioneve kundër Iranit brenda 3 deri në 6 muajt e ardhshëm.