Ndërtimi i xhamisë së parë në Athinë
Qyteti i Athinës është kryeqyteti i vetëm i një vendi evropian, që pavarësisht pranisë së rreth një milion emigrantëve muslimanë, nuk ka xhami dhe qeveria greke kohët e fundit njoftoi se ndërtimi i xhamisë së parë në qytet do të fillojë në ditët e ardhshme.
Kohë më parë, Parlamenti grek miratoi një projekt-ligj që lejon rifillimin e ndërtimit të xhamisë së parë zyrtare në Athinë. Që nga viti 1980, u ngrit çështja e ndërtimit të një xhamie për muslimanët në qytet në mënyrë të përsëritur nga ambasadorët e vendeve islamike në një takim me zyrtarët grekë. Në fund, në vitin 2000, parlamenti grek miratoi ndërtimin e xhamisë së parë në Athinë. Sipas njoftimeve të mediave greke, xhamia do të ndërtohet në zonën e Pi Ania, në lindje të Athinës, pranë aeroportit ndërkombëtar "Al Fatros Venizlios Athens", por që ka nxitur reagime nga kisha dhe populli, me pretekstin se çdo turist që hyn në Greqi së pari do t’a shohë minaren e xhamisë, pasi është afër aeroportit, duke kërkuar nga qeveria greke të braktisë vendimin e saj. “Duke votuar në favor të projektligjit, ne forcojmë praninë ndërkombëtare dhe shtrirjen e vendit në lidhje me të drejtat e njeriut”, tha Amanatidis. Parlamenti dha dritën jeshile për ndërtimin e xhamisë në gusht 2016. Megjithatë, ekstremistët e djathtë pushtuan godinën duke e ndaluar punën, derisa policia të ndante konfliktin në nëntor të vitit të kaluar.