Donald Trump paralajmëron fuqishëm anëtarët e NATO-s
Donald Trump në një takim me Jens Stolenberg sekretarin e përgjithshëm të NATO-s pasi theksoi se Uashingtoni ka marrëdhënie shumë të mira dhe të afërta me NATO-n kërcënoi vendet e tjera anëtare të kësaj aleance. Ai përmendi çështjen e buxhetit të NATO-s dhe tha se ky buxhet duhet shtuar mirëpo vuri në dukje se paratë duhen marrë nga ato vende që nuk kanë paguar deri tani ose pjesa e tyre deri më tani ka qenë e vogël.
Donald Trump që nga koha e fushatës së tij elektorale të viti 2016 është shprehur I pakënaqur nga buxheti I NATO-s dhe mos përkushtimin e shumë vendeve evropiane anëtare në këtë aleancë të cilët nuk zbatojnë angazhimet e tyre ushtarake. Që nga koha kur Donald Trump është futur në shtëpinë e bardhë ai shumë herë ka kritikuar anëtarët e NATO-s për arsye se ata nuk kanë zbatuar kriterin e pagesës prej 2% të PBB për plotësimin e nevojave financiare të NATO-s dhe shpeshherë ka kritikuar vendet anëtare për mos angazhim serioz në garantimin e shpenzimeve të aleancës. Në këto kushte presidenti amerikan në takimin që pati me sekretarin e përgjithshëm të NATO prej anëtarëve të aleancës ka kërkuar të shtojnë buxhetin e tyre mbrojtës dhe kërcënoi se në rast se këto vende nuk zbatojnë angazhimet e tyre kundrejt NATO-s ndaj tyre do të merren masa. Trump seriozisht po ndjek mundësinë e rishikimit të zotimeve të Amerikës kundrejt NATO-s. Trump në një intervistë të tij për Nju Jork Times ka thënë se në bazë të pikës 5 të traktatit të NATO-s në rast se një vend anëtar i aleancës sulmohet, vendet e tjera duhet ta ndihmojnë atë, mirëpo Amerika do të ndihmojë vetëm ato vende të cilët respektojnë kriterin e pagesës 2% të PBB për aleancën. Kjo çështje ka ngjallur shqetësime serioze për anëtarët e NATO-s. më herët Donald Trump ka thënë se nga 29 vendet anëtare të NATO-s 23 prej tyre akoma nuk paguajnë 2% të PBB për NATO-n. Donald Trump më shumë i referohet Gjermanisë si një prej fuqive evropiane, e cila me gjithë premtimet e kancelares Angela Merkel për shtimin e shpenzimeve ushtarake deri tani nuk ka ndërmarrë asnjë hap në këtë drejtim. Gjermania duhet të zgjidhë mangësitë që ka në plotësimin e shpenzimeve ushtarake të saj në kuadër të NATO-s. Gjermania nuk ka ndihmuar ashtu siç duhet, ka thënë në fjalën e tij Donald Trump. Ky qëndrim i Donald Trump ka marrë mbështetjen e krerëve të aleancës dhe në veçanti të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s. Stolenberg thotë se presionet e Trump janë në cilësinë e lidershipit të presidencës amerikane mbi NATO-n dhe kjo ka krijuar ndryshime në shpenzimet ushtarake. Kjo çështje ka ndihmuar aleatët ka thënë Stolenberg i cili shtoi se ata janë duke shtuar buxhetet ushtarake. Asnjë anëtar nuk e ul buxhetin e tij ushtarak ka thënë sekretari i përgjithshëm i NATO-s. megjithatë shumë anëtarë të aleancës kanë kuptuar qëndrimet negative të Trump kundrejt aleancës. Trump thotë se NATO-s është një organizatë ushtarake e skaduar. Tomas Valasek ish ambasador i Sllovakisë në NATO thotë: Zemra e Trump nuk është me NATO-n. Ai botën e sheh me syrin ose të gjithën ose asgjë dhe nuk beson tek miqësia dhe unioni i përhershëm. Kjo pikëpamje nuk e lejon atë që të bëjë qëndresë duke qenë përkrah një aleati.