Lavrov: Ruajtja e marrëveshjes bërthamore është e mundur
https://parstoday.ir/sq/news/world-i75846-lavrov_ruajtja_e_marrëveshjes_bërthamore_është_e_mundur
Ministri i punëve të jashtme të Rusisë deklaroi se akoma ekziston mundësia për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore e cila është arritur pas shumë viteve përpjekje.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 19, 2018 08:34 Europe/Tirane
  • Lavrov: Ruajtja e marrëveshjes bërthamore është e mundur

Ministri i punëve të jashtme të Rusisë deklaroi se akoma ekziston mundësia për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore e cila është arritur pas shumë viteve përpjekje.

Sergei Lavrov, ministri i punëve të jashtme të Rusisë, në një intervistë me gazetën "Clarin", theksoi: "Kjo çështje është shumë e rëndësishme që Irani vazhdon të zbatojë angazhimet dhe zbatimet e tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe kjo çështje përsëri është konfirmuar nga ana e ANEA. Uashingtoni edhe njëherë ka vepruar përkundër vullnetit të shumicës së vendeve të botës dhe vetëm në kuadër të interesave fitimprurëse të tij duke anashkaluar standardet e ligjeve ndërkombëtare. Eksperienca e fituar në lidhje me marrëveshjen bërthamore tregoi se problemi atomik në Gadishullin Korean nuk mund të zgjidhet pa marrë parasysh sfidat e tjera të sigurisë së rajonit ose dëmtimin e interesave të njërës prej të dy palëve dhe zgjidhja e çështjes atomike në Gadishullin Korean mund të zgjidhet vetëm nëpërmjet rrugëve politike-diplomatike dhe me normalizimin e marrëdhënieve mes të dy koreve". Shefi i diplomacisë ruse gjithashtu theksoi se dalja e Amerikës nga marrëveshja bërthamore është shkelje e rezolutës 2231 të vitit 2015 të KS të OKB.