Investimet e bankës evropiane në Iran
https://parstoday.ir/sq/news/world-i75892-investimet_e_bankës_evropiane_në_iran
Komisari i buxhetit të BE tha se me gjithë sanksionet e Uashingtonit kundër Iranit shumë shpejt do të nisin investimet e bankës evropiane në Iran.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 20, 2018 05:13 Europe/Tirane
  • Investimet e bankës evropiane në Iran

Komisari i buxhetit të BE tha se me gjithë sanksionet e Uashingtonit kundër Iranit shumë shpejt do të nisin investimet e bankës evropiane në Iran.

Gunther Oettinger, në një intervistë të tij për radion gjermane ka thënë se megjithëse Amerika ka deklaruar se do të vendosë sanksione ndaj atyre vendeve që bashkëpunojnë ekonomikisht me Iranin, BE pa i kushtuar vëmendje kërcënimeve të Uashingtonit shumë shpejt do të kryejë një investim bankar në Iran. Ai tha se BE me gjithë kërcënimet e qeverisë amerikane, dëshiron vazhdimin e marrëdhënieve të saj me Iranin. Oettinger tha se Uashingtoni duhet ta dijë se Evropa nuk ka nevojë për tregjet amerikane, por përkundrazi është Amerika ajo që ka nevojë për tregu evropian sidomos për produktet dixhitale. Donald Trump më 8 maj shpalli largimin e Amerikës nga marrëveshja bërthamore, mirëpo BE fuqishëm ka shprehur mbështetjen e saj për këtë marrëveshje dhe vazhdimin e saj pa praninë e Amerikës.