Sulmohet fizikisht kryetari i Selanikut, Yiannis Boutaris
https://parstoday.ir/sq/news/world-i75914-sulmohet_fizikisht_kryetari_i_selanikut_yiannis_boutaris
Kryetari i Komunës së Selanikut, Yiannis Boutaris, është shtruar në spital pasi është sulmuar fizikisht nga disa persona.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 20, 2018 06:23 Europe/Tirane
  • Sulmohet fizikisht kryetari i Selanikut, Yiannis Boutaris

Kryetari i Komunës së Selanikut, Yiannis Boutaris, është shtruar në spital pasi është sulmuar fizikisht nga disa persona.

Ai është goditur në kokë nga një grup nacionalistësh, gjatë një paraqitje në shënimin e vrasjes së grekëve etnik nga turqit në Luftën e Parë Botërore.

Kryeministri grek Aleksis Tsipras në një komunikatë theksoi se sulmuesit duhet të ballafaqohen me pasojat e veprimit të tyre.

Sulmin ndaj Boutaris e kanë dënuar edhe partitë tjera greke./Telegrafi/