Gati gjysma e familjeve amerikane nuk mund të përballojnë nevojat bazë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i75982-gati_gjysma_e_familjeve_amerikane_nuk_mund_të_përballojnë_nevojat_bazë
Sipas një studimi të ri, më shumë se 50 milionë familje në Shtetet e Bashkuara nuk fitojnë mjaftueshëm për të paguar shpenzimet bazë, përfshirë strehimin, ushqimin, kujdesin shëndetësor, transportin dhe një telefon celular.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 20, 2018 16:49 Europe/Tirane
  • Gati gjysma e familjeve amerikane nuk mund të përballojnë nevojat bazë

Sipas një studimi të ri, më shumë se 50 milionë familje në Shtetet e Bashkuara nuk fitojnë mjaftueshëm për të paguar shpenzimet bazë, përfshirë strehimin, ushqimin, kujdesin shëndetësor, transportin dhe një telefon celular.

Sipas të dhënave të publikuara nga Projekti United Way ALICE, këto 50.8 milion familje përbëjnë 43 për qind të 119 milion familjeve amerikane. Kjo përllogaritje përfshin 16.1 milion familje në varfëri si dhe 34.7 milionë familje të tjera të quajtura ALICE, me të ardhura të kufizuara. Studimi thekson se të ashtuquajturat familje ALICE fitojnë mbi nivelin zyrtar të varfërisë të shpallur nga qeveria amerikane, por më pak se ajo që duhet për të mbijetuar në ekonominë moderne. "Pavarësisht shenjave pozitive ekonomike, të dhënat e projektit ALICE tregojnë se vështirësitë financiare janë ende një problem i përhapur", tha Stephanie Hoopes, drejtorja e projektit. Shtetet e Kalifornisë, Hawaii dhe New Mexico kanë pjesën më të madhe të familjeve në vështirësi, me 49 për qind secili.