Nancy Pelosi kritikon presidentin amerikan
https://parstoday.ir/sq/news/world-i75992-nancy_pelosi_kritikon_presidentin_amerikan
Liderja e pakicës demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve në Amerikë, ka kritikuar deklaratat e presidentit amerikan lidhur me FBI-në dhe Departamentin amerikan të Drejtësisë.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
May 21, 2018 05:04 Europe/Tirane
  • Nancy Pelosi kritikon presidentin amerikan

Liderja e pakicës demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve në Amerikë, ka kritikuar deklaratat e presidentit amerikan lidhur me FBI-në dhe Departamentin amerikan të Drejtësisë.

Nancy Pelosi në një mesazh të saj në Twitter ka shkruar: Prej muajsh presidenti Donald Trump po mundohet të devijojë vëmendjen e opinionit publik nga skandali i lidhjeve të tij me Rusinë dhe këtë mundohet ta bëjë duke akuzuar punonjësit e FBI dhe të Departamentit Amerikan të Drejtësisë. Nuk duhet lejuar që akuzat e Donald Trump të ndikojnë në sistemin amerikan të drejtësisë, tha në fjalën e saj Nancy Pelosi. Gazeta Uashington Post në një artikull të saj ka njoftuar se një agjent sekret i FBI në vitin 2016 ka pasur një takim me shtabin elektoral të Donald Trump, të cilit i ka dhënë këshilla për politikat e jashtme.