Rusia: Amerika ka shkelur marrëveshjen për kufizimet raketore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i76024-rusia_amerika_ka_shkelur_marrëveshjen_për_kufizimet_raketore
Shefi i drejtorisë për mbikëqyrjen e zbatimit të marrëveshjeve në Ministrinë e Mbrojtjes së Rusisë ka deklaruar se Amerika me prodhimin e raketave balistike të reja me reze veprimi 500 deri 5000 km, ka shkelur marrëveshjen raketore të nënshkruar me Rusinë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
May 21, 2018 14:37 Europe/Tirane
  • Rusia: Amerika ka shkelur marrëveshjen për kufizimet raketore

Shefi i drejtorisë për mbikëqyrjen e zbatimit të marrëveshjeve në Ministrinë e Mbrojtjes së Rusisë ka deklaruar se Amerika me prodhimin e raketave balistike të reja me reze veprimi 500 deri 5000 km, ka shkelur marrëveshjen raketore të nënshkruar me Rusinë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Sergei Rizhkov, shefi i drejtorisë për mbikëqyrjen e zbatimit të marrëveshjeve në Ministrinë e Mbrojtjes së Rusisë, sot (të hënën) deklaroi: "Moska në disa vite të kaluara, disa herë ka tërhequr vërejtjen autoriteteve amerikane për shkeljen e marrëveshjes për kufizimin e raketave me rreze veprimi të mese dhe të gjata nga ana e Amerikës. Autoritetet e Departamentit Amerikan të Mbrojtjes në arsyetimin e prodhimit të raketave të reja, pretendojnë se ato janë objektiv për testimin e sistemeve të mbrojtjes anti-raketore të Amerikës". Marrëveshja për reduktimin e armëve raketore me reze veprimi të shkurta dhe të mesme është nënshkruar në vitin 1987 mes ish-BRSS dhe SHBA dhe në bazë të kësaj marrëveshje, duhet të shkatërrohen raketat me rreze të mesme veprimi 1000 deri 5500 km dhe me rreze të shkurta veprimi 500 deri 1000 km.