Amerika tërhiqet nga lufta tregtare me Kinën
https://parstoday.ir/sq/news/world-i76028-amerika_tërhiqet_nga_lufta_tregtare_me_kinën
Sekretari i Departamentit të Thesarit të Amerikës ka bërë të ditur ndërprerjen e luftës tregtare me Kinën dhe arritjen e marrëveshjes mes të dy vendeve për reduktimin e tensioneve tregtare.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 21, 2018 10:16 Europe/Tirane
  • Amerika tërhiqet nga lufta tregtare me Kinën

Sekretari i Departamentit të Thesarit të Amerikës ka bërë të ditur ndërprerjen e luftës tregtare me Kinën dhe arritjen e marrëveshjes mes të dy vendeve për reduktimin e tensioneve tregtare.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se Steven Manuchin, sekretari i Departamentit të Thesarit të Amerikës, të dielën deklaroi se lufta tregtare me Kinën është ndërprerë Këto deklarata janë bërë pasi Amerika dhe Kina kanë arritur në "mirëkuptim" për të balancuar peshoren e tregtisë dhe mënjanimin e mosmarrëveshjeve. Manuchin dhe  Larry Kudlow, këshilltari i lartë ekonomik i Shtëpisë së Bardhë, kanë theksuar se negociatorët amerikanë dhe kinezë ditën e shtunë kanë arritur një marrëveshje për vendosjen e balancimit tregtar mes të dy vendeve.