Britania akuzohet për “mbyllje të syve” ndaj parave të pista ruse
https://parstoday.ir/sq/news/world-i76032-britania_akuzohet_për_mbyllje_të_syve_ndaj_parave_të_pista_ruse
Mbretëria e Bashkuar është akuzuar për “mbyllje të syve” ndaj “parave të pista” të Rusisë, duke vënë në rrezik sigurinë kombëtare.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 21, 2018 10:38 Europe/Tirane
  • Britania akuzohet për “mbyllje të syve” ndaj parave të pista ruse

Mbretëria e Bashkuar është akuzuar për “mbyllje të syve” ndaj “parave të pista” të Rusisë, duke vënë në rrezik sigurinë kombëtare.

Komiteti për Punë të Jashtme ka thënë se Londra është përdorur për të fshehur “asetet e korruptuara” të presidentit rus, Vladimir Putin dhe aleatëve të tij.  Po ashtu është thënë se ky aktivitet konsiderohet “biznes i zakonshëm” për Mbretërinë e Bashkuar, pavarësisht helmimit të ish-spiunit rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij, Yulia. Komiteti ka thënë se ky rast përbën shkatërrim të përpjekjeve britanike për të luftuar masat kundërthënëse të presidentit rus, Vladimir Putin. “Shkalla e dëmit që mund të kenë këto ‘para të pista’ në politikën e Jashtme të Britanisë zvogëlon rëndësinë e përfitimeve të qytetit nga transaksionet ruse”, ka thënë udhëheqësi i Komitetit për punë të Jashtme, Tom Tigendhat, para publikimit të raportit të titulluar, Ari i Moskës: Korrupsioni rus në Mbretërinë e Bashkuar. Ai ka thënë se tregu në Londër është duke i mundësuar Kremlinit rritjen e ndikimit në Perëndim, duke u lejuar rusëve të blejnë dhe shesin prona luksoze në kryeqytetin britanik.