Qeveria e re italiane do të dëbojë qindra mijëra emigrantë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i76072-qeveria_e_re_italiane_do_të_dëbojë_qindra_mijëra_emigrantë
Qeveria e re italiane kërkon një ndryshim radikal në politikën e migrimit, nuk do të ardhur të tjerë dhe do të dëbojë qindra-mijëra vetë, në rast nevoje edhe në shtete të tjera evropiane.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 21, 2018 15:15 Europe/Tirane
  • Qeveria e re italiane do të dëbojë qindra mijëra emigrantë

Qeveria e re italiane kërkon një ndryshim radikal në politikën e migrimit, nuk do të ardhur të tjerë dhe do të dëbojë qindra-mijëra vetë, në rast nevoje edhe në shtete të tjera evropiane.

Më në fund populistët e majtë dhe të djathtë në Itali u vëllazëruan dhe Lega Nord dhe lëvizja 5 Yjet do të krijojnë një koalicion qeveritar. Edhe pse nuk është njoftuar hapur, mediet vendase përcjellin bindjen se shefi i ekzekutivit do të jetë Giuseppe Conte, profesor i së Drejtës Private në Universitetin e Firences. Dy udhëheqësit populistë, që vulosën marrëveshjen e krijimit të qeverisë së re, pritet të informojnë presidentin Sergio Mattarella mbi planet e tyre për shkurtime taksash, rritje të shpenzimeve për të varfrit, apo kërkesa për reformimin e Bashkimit Europian. Lega nacionaliste e Veriut, e cila është e lidhur me populistë të djathtë francezë, gjermanë dhe holandezë, dëshiron të bëjë një politikë alla Trump, pra “Italia e para”. Për politikën e konsoliduar në Bruksel situata mund të bëhet shumë e pakëndshme. Nuk duhet pasur më mendja, nëse Gjermania dhe Franca do të ndërmarrin një reformë të eurozonës. Ajo që ka rëndësi tani është të shihet nëse Italia, vendi i tretë për nga madhësia në komunitetin monetar do të ecë në të njëjtin drejtim apo nëse ndjek drejtim krejt tjetër. Formula e shkurtër në fushatën elektorale ishte: Brukseli e ka fajin thuajse për të gjitha dhe duhet të paguajë - për shembull për kreditë e pambuluara të shumë bankave italiane. Qeveria e re në Romë mund të ndihet e tunduar që të ndërtojë një lloj monedhe virtuale paralele që të ketë vlefshmëri vetëm mes arkës shtetërore dhe sipërmarrjeve italiane. Me këtë truk ilegal sipas rregullave evropiane, populistët mund të përpiqen që t'i paraqitin të zvogëluara borxhet. Në politikën e jashtme martesa e populistëve në Itali mund të kthehet po ashtu në një makth për evropianët. Veçanërisht “Lega Nord”, por edhe “Pesë Yjet” ushqejnë marrëdhënie të shkëlqyera me Kremlinin. Të dy mbrojnë pozicionet ruse. Dhe të dy i refuzojnë me vendosmëri sanksionet e BE kundër Rusisë. Një qeveri euroskeptike, proruse, një koalicion i orientuar ekonomikisht në aventura i antipolitikanëve në Romë flet për një udhëtim të çmendur me të përpjeta e të tatëpjeta në Evropë. Me të vërtetë eksperimenti i ri në Itali duket historik, i rrezikshëm dhe jashtëzakonisht dramatik.