Objekti i drejtohet bazës ruse në Siri, Rusia e shkatërron
Mbrojtja ajrore ruse kapi dhe shkatërroi një objekt që synonte bazën ajrore Hmeimim në Siri të hënën, njoftoi të hënën në mbrëmje ushtria ruse.
Baza po funksionon normalisht, pa raportuar asnjë dëmtim apo fatkeqësi, tha një zëdhënës ushtarak rus. Objekti ishte një "dron i panjohur", sipas ushtrisë ruse. "Më 21 maj ... pajisjet e monitorimit të hapësirës ajrore në bazën ajrore Hmeimim të Rusisë zbuluan një objektiv të vogël të paidentifikuar ajror që po i afrohej bazës", tha zëdhënësi në një deklaratë duke shtuar: "Objekti u shkatërrua nga sistemet e mbrojtjes ajrore të vendosura në bazë." Hmeimim është një nga dy bazat e kontrolluara nga Rusia në Siri. Ajo është e vendosur në qytetin bregdetar të Jableh, ku mediat siriane raportuan se janë dëgjuar 4 shpërthime të fuqishme.