Mogherini: marrëveshja bërthamore nuk ka asnjë opsion zëvendësues
(last modified Tue, 22 May 2018 07:11:12 GMT )
May 22, 2018 09:11 Europe/Tirane
  • Mogherini: marrëveshja bërthamore nuk ka asnjë opsion zëvendësues

Shefja e politikës së jashtme të BE duke reaguar ndaj deklaratës së fundit të Mike Pompeo, theksoi respektimin e marrëveshjes bërthamore nga ana e BE dhe tha se kjo për këtë marrëveshje nuk ekziston asnjë opsion zëvendësues.

Federika Mogherini, në një mesazh të saj të publikuar në sajtin zyrtar të BE, ka reaguar ndaj strategjisë së re të Mike Pompeo kundër Iranit dhe tha; marrëveshja bërthamore dhe mbështetja ndaj saj është një sukses i diplomacisë ndërkombëtare i cili garanton karakterin paqësor të programit bërthamor të Iranit. Shefja e politikës së jashtme të BE vuri në dukje se ANEA në 10 raporte të saj ka konfirmuar se Irani ka zbatuar të gjitha angazhimet dhe zotimet e tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe shtoi se kjo agjenci ka aksesin e nevojshëm në të gjitha qendrat e Iranit. Mogherini vuri në dukje se BE është e vendosur për të zbatuar plotësisht marrëveshjen bërthamore deri në atë kohë kur Irani të zbatojë angazhimet e tij në kuadër të kësaj marrëveshjeje. shefja e politikës së jashtme të BE ka rikujtuar se KS i OKB ka konfirmuar marrëveshjen bërthamore dhe shtoi se pritet që Bashkësia Ndërkombëtare dhe të gjitha palët nënshkruese të zbatojnë angazhimet e tyre. Mogherini tha se normalizimi i marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike të BE dhe Iranit është pjesë e pandarë e marrëveshjes bërthamore dhe përgjegjësi e Bashkësisë Ndërkombëtare.

 

 

Tags