Amerika për takimin Trump-Kim shtypu monedhën përkujtimore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i76118-amerika_për_takimin_trump_kim_shtypu_monedhën_përkujtimore
Monedhat e metalit në shenjë përkujtimi me figurën e presidentit të Amerikës dhe liderit të Koresë Veriore janë shtypur nga Agjencia për Komunikim e Shtëpisë së Bardhë para takimit të muajt të ardhshëm mes të dy palëve që do të zhvillohet në Singapor.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 22, 2018 09:14 Europe/Tirane
  • Amerika për takimin Trump-Kim shtypu monedhën përkujtimore

Monedhat e metalit në shenjë përkujtimi me figurën e presidentit të Amerikës dhe liderit të Koresë Veriore janë shtypur nga Agjencia për Komunikim e Shtëpisë së Bardhë para takimit të muajt të ardhshëm mes të dy palëve që do të zhvillohet në Singapor.

Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se këto monedha metali përmbajnë figurën e Donald Trump, presidentit të Amerikës dhe Kim Jung Un, liderit të Koresë Veriore dhe gjithashtu në flamujt e të dy vendeve. Në sipërfaqen e kësaj monedhe metali është shkruar gjithashtu edhe shprehja "Negociatat e Paqes" dhe nën këtë shprehje vërehet i shënuar viti 2018. Në anën tjetër kësaj monedhe vërehet pamja e Shtëpisë së Bardhë, avioni personal i presidentit të Amerikës dhe vula e presidentit të SHBA. Vlen të theksohet se Trump me 12 qershor të këtij viti do të takohet me Kim Jung Un, liderin e Koresë Veriore në Singapor, mirëpo Peniani së fundi ka kërcënuar she për shkak të kërkesës së Amerikës për ndërprerjen e njëanshme të programit bërthamor të Koresë Veriore, lideri i këtij vendi nuk do të marrë pjesë në këtë takim.