Trump: Ka shanse që takimi me Kimin të shtyhet
https://parstoday.ir/sq/news/world-i76190-trump_ka_shanse_që_takimi_me_kimin_të_shtyhet
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se ka "shanse reale" që takimi me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, i planifikuar për muajin e ardhshëm, të shtyhet.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 23, 2018 08:31 Europe/Tirane
  • Trump: Ka shanse që takimi me Kimin të shtyhet

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se ka "shanse reale" që takimi me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, i planifikuar për muajin e ardhshëm, të shtyhet.

Ai i bëri këto komente në Shtëpinë e Bardhë, ku priti presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in.

Javën e kaluar, Veriu tha se mund të anulojë takimin nëse SHBA-ja këmbëngul që Phenjani të heqë dorë nga armët bërthamore në mënyrë të njëanshme.

Samiti i 12 qershorit është planifikuar të mbahet në Singapor.

"Nëse nuk zhvillohet, mund të zhvillohet më vonë", tha Trump.