Amerika i shet 120 mijë armë dirigjuese Arabisë Saudite dhe EBA
Burimet ushtarake amerikane kanë bërë të ditur se administrata e Donald Trump ka kërkuar nga Kongresi që të krijojë kushtet për shitjen e mbi 120 mijë armë dhe municione dirigjuese Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se burime e informuara amerikane kanë thënë se administrata e Donald Trump e cila po bënë përpjekje për të shtuar eksportin e armatimeve amerikane, ka kërkuar nga Kongresi që të shqyrtojë planin për shitjen e mbi 120 mijë armë dhe municion dirigjues Arabisë Saudite dhe EBA dhe të japë lejen për eksportin e këtyre armëve. Agjencia e lajmeve Reuters, në një raport të saj ka shkruar se Donald Trump për të ndihmuar shtimin e rritjes ekonomike në Amerikës, peshën politike të tij e ka vendosur në eksportin e armatimeve amerikane. Administrata e tij gjatë vitit të kaluar ka miratuar shitjen e 7 miliardë dollarë armatime dhe municione dirigjuese Arabisë Saudite. Sipas këtij raporti, akoma nuk është përcaktuar shuma e dollarëve që do të fitojë Amerika nga kjo shitblerje armësh.