Parisi në flakë!
(last modified Wed, 23 May 2018 11:12:36 GMT )
May 23, 2018 13:12 Europe/Tirane
  • Parisi në flakë!

Punonjësit e sektorit publik në Francë u bashkuan me punëtorët hekurudhor në një protestë të madhe në Paris kundër reformave të planifikuara nga Presidenti Emmanuel Macron. Ata i konsiderojnë reformat një "sulm" ndaj shërbimeve civile dhe sigurisë së tyre ekonomike.

Sot ishte dita e tretë e demonstratave të mëdha të punonjësve të sektorit publik kundër Presidentit që francezët zgjodhën vitin e shkuar. Macron ka premtuar të reduktojë shpenzimet publike, të reduktojë vendet e punës dhe të reformojë pjesë të mëdha të shtetit të madh francez. Të gjitha sindikatat që përfaqësojnë shërbyesit civilë kanë mbështetur grevën e së martës, një shfaqje e unitetit për herë të parë pas rreth 10 vitesh. Largimi i tyre preku shkollat dhe qendrat e përkujdesjes, fluturimet dhe infrastrukturën e energjisë, ndërkohë që transporti publik u ndërpre gjithashtu pasi disa punonjës morën pjesë përpara raundit të ardhshëm të grevave dy-ditore në operatorin kombëtar hekurudhor SNCF.

Tags