Çfarë synon qeveria e re e Italisë?
https://parstoday.ir/sq/news/world-i76278-Çfarë_synon_qeveria_e_re_e_italisë
Udhëheqësi i Lëvizjes 5-Yjet, Luigi Di Maio, dhe Mateo Salvini i Lega Nord, u takuan me presidentin e Italisë, Sergio Mattarella, dhe i paraqitën emrin e kandidatit të tyre për kryeministër, Giuseppe Conte, një profesor pa përvojë politike.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 24, 2018 03:38 Europe/Tirane
  • Çfarë synon qeveria e re e Italisë?

Udhëheqësi i Lëvizjes 5-Yjet, Luigi Di Maio, dhe Mateo Salvini i Lega Nord, u takuan me presidentin e Italisë, Sergio Mattarella, dhe i paraqitën emrin e kandidatit të tyre për kryeministër, Giuseppe Conte, një profesor pa përvojë politike.

Gjatë orëve të fundit figura e tij është vënë nën shënjestër të mediave italiane por dhe ndërkombëtare me akuzën e plagjiaturës së CV së tij profesionale. Gjatë orëve në vijim pritet me mjaft interes lista e Ministrave që do të përbëjnë qeverinë e re italiane e me një vëmendje të veçantë ndaj posteve kyçe dhe  më problematike për vendin si Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Ministria e Thesarit dhe  Ministria e Brendshme. Krijimi i një kabineti të ri nën drejtimin e Kontes mund të kërkojë kohë, por një gjë është e sigurt. Italia dhe Europa janë shumë larg zgjidhjes së problemit të lëvizjeve “anti-sistem” që ka dëmtuar kontinentin vitet e fundit. Ky është një koalicion i ri, i krijuar me populistë ksenofobë, demagogë dhe anëtarë të së djathtës ekstreme, që mund ta dëmtojnë BE-në ose, edhe më keq se aq, ta shkatërrojë të gjithë projektin e BE-së. Një dokument që doli fshehurazi tregonte se dy partitë po mendojnë të nxjerrin Italinë nga Eurozona; të kërkojnë që Banka Qendrore Europiane të fshijë borxhin publik prej 250 miliardë eurosh; të zbusin sanksionet ndaj Rusisë. Është e qartë për këdo që në Itali po përhapet një politikë e ngjashme me atë të Trump-it. Çfarëdo drejtimi të marrë qeveria e re italiane, është e qartë që kjo aleancë e re do të jetë një pengesë e madhe për BE-në.