Irlanda me referendum për abortin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i76304-irlanda_me_referendum_për_abortin
Irlanda do të mbajë një referendum të abortit më 25 maj. Vendi i devotshëm katolik, ka disa nga ligjet më të rrepta të BE-së për atë procedurë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
May 24, 2018 12:41 Europe/Tirane
  • Irlanda me referendum për abortin

Irlanda do të mbajë një referendum të abortit më 25 maj. Vendi i devotshëm katolik, ka disa nga ligjet më të rrepta të BE-së për atë procedurë.

Aborti është ndaluar prej kohësh në Irlandë. "E drejta e të palindurit për jetë" u mishërua në Kushtetutën e Irlandës, kur u shtua amendamenti i tetë pas një referendumi në vitin 1983. Amendamenti pranon të drejtën e embrionit për jetën "duke marrë parasysh të drejtën e barabartë për jetën e nënës". Një grua që aborton, rrezikon një dënim me burg deri në 14 vjet, raporton Deutsche Welle. Ndërprerja e shtatzënisë nuk lejohet në asnjë rast, as nëse gruaja është shtatzënë si rezultat i përdhunimit ose i incestit. Megjithatë, gratë lejohen të kenë aborte jashtë vendit. Shifrat nga departamenti i shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar, tregojnë se çdo vit më shumë se 3.000 irlandeze udhëtojnë jashtë vendit për abortim. Shumica e këtyre aborteve bëhen në Angli. Shumë gra, gjithashtu marrin pilula për abortim, të cilat u dërgohen ilegalisht me postë. Në vitin 2012, një grua 31 vjeçare nga Galway, vdiq pasi mjekët refuzuan të kryenin abortin. Savita Halappanavar pësoi një infeksion të placentës në javën e 17 të shtatzënisë së saj. Mjekët e saj iu referuan ligjeve të abortit, duke thënë se nuk iu lejohet të ndërhynin përderisa zemra e foshnjës ende punonte. Halappanavar filloi të zhvillonte shenja të sepsës, por pësoi një lindje të vdekur para se mjekët të mund të bënin abortin. Ajo vdiq disa ditë më vonë. Rasti shkaktoi protesta masive në Irlandë kundër ligjit të abortit dhe e vendosi qeverinë nën presion për të bërë ndryshime në situatën ligjore.